Eriksen nuk ka vend tek Interi, synohet shkëmbimi me Granit Xhakën

Për Christian Eriksen nuk ka më vend tek Interi, pasi 2020-ta e danezit te zikaltrit ka qenë me shumë ulje-ngritje, teksa danezi nuk ka arritur të përshtatet.

Gjasat janë që mesfushori skandinav të largohet nga Interi në merkaton e janarit, por duke patur parasysh që ofertat mungojnë, Eriksen mund të shkëmbehet me Granit Xhakën, i cili pëlqehet nga Antonio Conte.

Ashtu si danezi, edhe mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën nuk po kalon një situatë fort të këndshme te “Topçinjtë”, ku së fundmi ka humbur edhe vendin e titullarit.

Edhe Xhaka është me valixhe në duar dhe duke patur parasysh karakteristikat e shqiptarit ai do të ishte një përforcim shumë i vlefshëm për trajnerin i zikaltërve, i cili kërkon lojtarë të fortë fizikisht në mesfushë, por edhe që të kenë vizion për lojën dhe Xhaka mund të jetë i duhuri.