Ja kush janë kryeministrat që do të vet-izolohen, pasi Macron rezultoi pozitiv me COVID-19

Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do të vetë-izolohet për shtatë ditë, tha zyra e tij të enjten (17 dhjetor).

"Ai do të vazhdojë të punojë dhe të kryejë aktivitetet e tij në distancë," tha Pallati Élysée në një deklaratë. 

Macron rezultoi pozitiv pas një testi të COVID, të cilit i’u nënshtrua kur u shfaqën simptomat fillestare.

Kryeministri Jean Castex, i cili ishte gati të fliste në Senat të enjten në mëngjes (17 dhjetor), u largua nga dhoma kur mësoi lajmin. 

Ai konsiderohet të ketë qenë në kontakt të ngushtë me Macron ndërsa presidenti mund të ishte mbartës i virusit dhe tani po pret rezultatet e testit, tha zyra e tij në një deklaratë.

Macron ka takuar gjithashtu shumë udhëheqës të tjerë të BE në ditët e fundit, duke përfshirë dhe një samit në Bruksel të enjten dhe të premten e kaluar.

Të hënën, ai u takua me udhëheqës të ndryshëm në Paris, duke përfshirë Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel. 

Michel u informua nga autoritetet franceze se ai nuk konsiderohet një kontakt i ngushtë, por ai do të shkojë në vet-izolim si një masë paraprake, tha zëdhënësi i tij.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez do të shkojë në vet-izolim deri në 24 dhjetor ndërsa drekoi me Macron të hënën, tha zyra e udhëheqësit spanjoll .

Të mërkurën, Macron priti Kryeministrin Portugez António Costa për një drekë pune dhe kryesoi mbledhjen javore të Kabinetit. 

Ai u takua gjithashtu me disa ministra për një këshill të mbrojtjes të martën.

Gjithashtu dhe kryeministri portugez i është nënshtruar tampon sot, njoftoi media portugeze. 

Ai nuk ka treguar simptoma deri më tani dhe do të marrë pjesë me video në një takim të planifikuar mbi programin kombëtar të vaksinimit, sipas raporteve.

 Costa do të presë rezultatet e testit dhe këshillat mjekësore nëse ai ka nevojë për të izoluar.