Vjosa Osmani në Kuvend: Serbia duhet të dënohet për viktimat, jo të shpërblehet me territor!

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, foli sot para Kuvendit të Shqipërisë, prej nga deklaroi se Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territore, por se Serbia duhet të dënohet dhe të kërkojë falje për viktimat. 

Osmani i bëri thirrje Kuvendit shqiptar që t’i bashkohet Kuvendit të Kosovës. "Ne duhet t’i bashkojmë përpjekjet tona për viktimat që i shkaktoi Serbia. Drejtësi për fëmijët e vrarë, për motrat e nënat e dhunuara, drejtësi!"

“Është kënaqësi e veçantë që të bëj këtë në shtetin e shqiptarëve që ka dhënë kaq shumë për kulturën. Ndër i madh të flas si për vendin tim, - tha Osmani në fjalën  e saj. -  Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve dhe bashkëmotrave tona, është atdheu i përbashkët, vatra që ëndërronim të jetonim. U bë vatra jonë, që na mbajti gjallë ne dhe shpresën për liri. Ju jemi mirënjohës përjetë.

Sot kur unë gjendem para jush lidhjet shpirtërore po thellohen. Shqipëria dhe Kosova po ecin krah njëra-tjetrës. Sot duhet të kujtojmë të kaluarën e përbashkët, se këtu na solli sakrifica e një populli të tërë. Sot, do të flas me këtë gjë dhe do të kërkoj që historia e Kosovës të mbahet mend dhe të rikujtohet që t’ja njohim vlerën.

Pavarësia e Kosovës ka vulosur fatin tonë dhe të popujve në të gjithë Ballkanin. Historinë ne e kemi në krah. Këtë rrugëtim ne e bëmë me miqtë tanë. Qëndruan krah nesh që nga dita e parë e çlirimit.

Si e para grua ë detyre dua të thërras gratë që t’i ndjekin synimet e tyre e se ëndrrat mund të njehsohen. Një ditë të gjitha ato do të jenë aty ku duhet dhe ku e meritojnë. Sikurse çdo shtet tjetër dhe Kosova dhe Shqipëri do të jenë aty ku e meritojnë kur 50 % të jetë aty ku duhet. Vullneti i Shqiptarëve të realizohet. Të kujtojmë 13 mijë të rënët për liri. Dialogu i Serbisë është ende i pambyllur; do të dialogojmë vetëm për njehsimin.

Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet. Kjo duhet thënë me zë të lartë.

Thirrje Kuvendit që t’i bashkohet Kuvendit të Kosovës. Ne duhet t’i bashkojmë përpjekjet tona për viktimat që i shkaktoi Serbia. Drejtësi për fëmijët e vrarë, për motrat e nënat e dhunuara, drejtësi!

Kosovës nuk mund t’i kërkojë që të japë më shumë. Kosova ka dhënë më shumë se askush, ka dhënë mbi 1 mijë fëmijë.

Kemi detyrë kombëtare, por mbi të gjitha detyrë morale, që meqë punojmë për një hapje të kapitullit të ri, ta lexojmë dhe ta mësojmë kapitullin që qëndron para nesh, që t’i qëndrojmë pranë njëra-tjetrës, si dy motra. Ky kapitull na mësoi se Serbia nuk ka ndryshuar dhe duhet të jemi bashkë për të ndalur frymën e urrejtjes.”, tha Osmani.