SPAK, zgjohu! Rastet e vdekjeve u rritën 103 përqind!

Nga Petrit Vasili.

Rritje prej 103% e vdekjeve me COVID pas 27 ditësh, duke krahasuar me 27 ditë para dhe pas denoncimit të opozitës.  Rastet e vdekjeve u rriten nga 188 në 383, pra plot 103 %.

Prej datës 24 tetor deri në 19 nëntor janë shënuar 188 raste humbje jete nga COVID në Shqipëri. Ndërsa pas denoncimit nga opozita të problemit të vdekjeve, që prej datës 20 nëntor deri 16 dhjetor, pati 383 raste humbje, vdekje. Rritje prej 103% pas 27 ditësh.

Rastet e vdekjeve u rritën nga 188 në 383, pra plot 103%. Asgjë nuk ka ndyshuar. Virusi është  po i njejti. Ndërsa ndryshimi është vetëm denoncimi i opozitës për fshehjen e numrit real të vdekjeve.

SPAK, i njohur për frikën e madhe për të hetuar qeverinë, nuk po e mund dot frikën dhe kapjen që të hetojë këta tregues kritikë me rritje të vdekjeve 103%, që flasin vetë.

SPAK po bëhet bashkëfajtor i një situate shumë të rëndë, që lidhet me humbjen e jetës së shqiptarëve.

SPAK, zgjohu dhe dhe vepro, sepse asnjë lëvdatë artificiale në shqip apo anglisht nuk të mjafton si alibi përpara fshehjes së vdekjeve të shqiptarëve.