Presidenti francez Macron del pozitiv me koronavirus

Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur zyra e tij të enjten në mëngjes.

42-vjeçari e bëri testin pasi iu shfaqën simptomat. Sipas BBC, tani ai do të izolohet për shtatë ditë.

Macron do të jetë sërish në drejtim të vendit dhe do të punojë në distancë.

Franca këtë javë ka nisur izolimin gjatë natës në përpjekje për të ulur numrat e infeksioneve. Franca është një ndër shtetet më të prekura nga pandemia në Evropë dhe në botë.

Deri më tani, atje janë regjistruar mbi 2.4 milionë të infektuar dhe rreth 60 mijë viktima.