Brexit: Tani kafshëve shtëpiake iu duhen dokumenta për të udhëtuar në BE dhe Irlandën e Veriut

Britanikë, pronarë të qenve e maceve do të duhet të ndjekin rregulla të reja nëse dëshirojnë të udhëtojnë në BE ose në Irlandën e Veriut me kafshën e tyre pas Brexit, u njoftua të mërkurën.

Nga 1 janari, njerëzit që udhëtojnë nga Britania me kafshë shtëpiake dhe qen ndihmës do të duhet të sigurohen që ata të kenë një çertifikatë shëndetësore të kafshëve (AHC) në vend të një pasaporte për kafshë shtëpiake jo më herët se 10 ditë para udhëtimit, tha qeveria britanike në faqen e saj të internetit.

Kafshëve shtëpiakë britanike iu kërkohej vetëm një pasaportë kur vendi i tyre ishte pjesë e BE-së. Vetëm veterinerët e lejuar zyrtarisht për të inspektuar kafshët për eksport mund të lëshojnë çertifikatat. I njëjti rregull do të zbatohet për marrjen e kafshëve nga Anglia, Skocia dhe Uellsi në Irlandën e Veriut.

Ndryshimi ndodh për shkak se Britania e Madhe do të ketë statusin e listuar në pjesën 2 nën Skemën e Udhëtimit të PET të BE-së. Pronarët gjithashtu do të duhet të sigurojnë që kafsha e tyre është me mikroçip dhe e mbrojtur nga sëmundje të caktuara.