Bayern Munchen arrin një tjetër rekord, e mbyll vitin 2020 pa humbje në shtëpi

Bayerni i këtij viti është një skuadër rekordesh. Pas 5 trofeve të fituar në 2020-ën, në pritje që të zhvillohet edhe Botërori i klubeve, bavarezët mund t’i gëzohen një tjetër arritjeje të shkëlqyer.

Dygolëshi i Robert Lewandowskit i dhuroi fitoren 2-1 ndaj Wolfsburgut skuadrës së Flick, që ka regjistruar një rekord fantastik.

Bayerni nuk ka humbur asnjë sfidë në fushën e vet në të gjithë kompeticionet gjatë këtij viti kalendarik.

Një gjë e tillë kishte ndodhur për herë të fundit në vitin e largët 1981.

Ndeshja e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën (18:30). Djemtë e Flick do të luajnë jashtë fushe me Leverkusen dhe do të tentojnë fitoren për të parakaluar “Aspirinat” dhe për të mbyllur vitin kalendarik në krye të Bundesligës.