Brukseli forcon rregullat e sigurisë kibernetike disa ditë pas sulmit

Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën më 16 dhjetor për një reformim të rregullave të sigurisë kibernetike të bllokut - vetëm disa ditë pasi Agjencia Evropiane e Mjekësisë iu nënshtrua një sulmi kibernetik lidhur me zhvillimin e të vaksinës së Moderna për Covid-19.

"Koha e naivitetit ka mbaruar. Ne e dimë se jemi objektiv kryesor," tha nënkryetari i komisionit Margaritis Schinas.

BE vitin e kaluar regjistroi rreth 450 sulme kibernetike në infrastrukturën evropiane, veçanërisht në sektorët financiarë dhe të energjisë, dhe pandemia ka theksuar varësinë e thellë të Evropës nga interneti si dhe dobësitë në siguri.

Planet përfshijnë një "Mburojë Kibernetike në të gjithë BE" që lidh autoritetet e sigurisë kombëtare që do të përdornin inteligjencën artificiale për të zbuluar shenjat e hershme të sulmeve, një njësi kibernetike për t'iu përgjigjur incidenteve dhe kërcënimeve si dhe forcimin e bashkëpunimit midis vendeve dhe me organizata si NATO

Strategjia e re kibernetike do të përqëndrohet në mbrojtjen e infrastrukturës bazë si rrjetet elektrike, sistemet e ngrohjes, impiantet e gazit dhe hidrogjenit si dhe linjat ajrore, hekurudhore, ujore dhe rrugore. Tregu financiar dhe infrastruktura shëndetësore do të jenë përparësi.