Ja sa penallti ka humbur Cristiano Ronaldo me Juventusin

Pas shumë elozheve dhe golave deçizivë, vjen momenti që fitorja varej nga këmbët e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi i Juventusit dje pati rastin nga pika e bardhë e penalltisë për të dërguar “Zonjën e Vjetër” sërish në avantazh ndaj Atalantës, por u hipnotizua nga portieri Golini, i cili bllokoi goditjen e CR7-ës.

Ky gabim nga ana e Ronaldos ishte i katërti në 28 goditje në tri sezonet me Juven (ka gabuar kundër Kievos në 2019-ën në kampionat; ndaj Milanit në 2020- ën në Kupë Italie; si dhe ndaj Sampdorias e Atalantës në 2020-ën), ndërsa shifrat në karrierë flasin për 83 për qind saktësi në realizim.

E thënë ndryshe, CR7 ka dërguar në rrjetë 137 nga 165 penallti që ka goditur.

“Më vjen keq, nuk ishte ky rezultati që kishim menduar. Gjithsesi, tani është koha të rikuperojmë forcat dhe të fokusohemi te ndeshja tjetër”, tha portugezi.