Regjisori i ‘Oscar’ tregon se ka marrë vaksinën kundër Covid-19: 'Nuk e di nëse do të funksionojë'

Regjisori i ‘Oscar’, Oliver Stone, ka deklaruar së fundmi se ai ka marrë vaksinën ruse kundër Covid-19.

Në një intervistë për Channel One të Rusisë, ai u shpreh: “Kam marrë një vaksinë, po. Nuk e di nëse do të funksionojë, por kam dëgjuar gjëra të mira në lidhje me vaksinën ruse. Unë duhet të bëj një të dytë pas 45 ditëve apo më shumë."

Regjiisori tregoi se ka marrë vaksinën e quajtur Sputnik V.

Regjisori i famshëm, Oliver, aktualisht është në Rusi duke xhiruar një dokumentar mbi ndryshimin e klimës.