Durrës/ Kapet 19-vjeçari me pistoletë në brez

Eshtë arrestuar nga policia e Durrësit një 19 vjeçar i cili kishte me vete një armë zjarri tip pistoletë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shënvlashit", shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Ja njoftimi i plotë:

DVP Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës.

Bien në prangat e Policisë dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.