COVID/ Deputeti gjerman në shenjë proteste përdori një maskë me vrima, shtrohet në spital

"Shërohuni shpejt, Thomas Seitz. Shpresoj që pas shërimit tuaj të plotë të pushoni së bërë propagandën kundër masave për të përmbajtur pandeminë", shkruan në Twitter Matthias Hauer, deputeti gjerman i CDU, partia e Kancelares Angela Merkel.

 Këtë mesazh Hauer ja dërgon kolegu i tij Thomas Seitz, një deputet i partisë së ekstremit të djathtë AfD .

Në Bundestag (parlamenti gjerman) ku ekziston detyrimi për të mbajtur një maskë, deputeti Seitz pretendoi të përdorte një maskë me  vrimë  në shenjë proteste. 

Seitz më pas doli pozitiv për Covid : shtrimi në spital ishte i nevojshëm për të. 

Gjatë seancës në të cilën ai mbante maskën me vrima Claudia Roth (Verdi), nënkryetare e Bundestag, e kishte qortuar atë dhe më pas i kishte ofruar një maskë Ffp2. 

Deputeti e refuzoi atë "sepse ishte e ndotur".