Reaksionet e rënda alergjike ndaj vaksinës/ Sa shqetësuese janë?

Një punonjëse e kujdesit shëndetësor në Alaska të SHBA pësoi një reaksion të rëndë alergji dhjetë minuta pasi mori vaksinën e Pfizer kundër koronavirusit.

Lajmi bëri shumë bujë, për shkak se para disa ditësh edhe dy punonjëse britanike kishin kaluar një reaksion alergjik. Por në rastin e SHBA, punonjësja nuk kishte asnjë historik alergjish. Ajo është në gjendje të stabilizuar në spital.

Pavarësisht këtij lajmi, autoritetet thanë se do të vazhdojnë me procesin e vaksinimit. Madje në SHBA janë porositur doza ekstra nga vaksina e Pfizer.

Vetë zëvendëspresidenti Mike Pence thuhet se do e bëjë vaksinën live për të bindur qytetarët se nuk ka rrezik.

Kompania Pfizer tha se reaksionet alergjike janë të rralla, një rast në një milion.

Kurse Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA tha se ky është i vetmi rast i regjistruar në vend, ndaj procesi i vaksinimit do të vazhdojë.