Zjarr në katin e dytë të një vile në Sauk, ndërhyn policia për evakuim

Fshati Sauk pranë Tiranës është tronditur mëngjesin e sotëm nga flakët që kanë shpërthyer nga kati i dytë i një vile. Policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të nxjerrë jashtë familjarë, fatmirësisht pa pasoja.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 6:30 në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll,  njoftoi Policia dhe ka vetëm dëme materiale. Evakuimi i menjehershëm i banorëve u bë nga sherbimet e Policisë.

Tashmë ka nisur hetimi për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.