Liverpooli fiton me ‘frymën e fundit’ ndaj Tottenhamit, 'Reds-at' marrin kreun e Premier Leagues

Liverpooli merr kryesimin në Premier League

‘The Reds’ kanë mposhtur 2-1 Tottenhamin e vendit të dytë në ndeshjen e vlefshmepër javën e 13-të në ligën elitare të Britanisë së Madhe.

Skuadra e Jurgen Klopp golin e avantazhit e arriti në minutën e 26’, duke shënuar me anë të Mohamed Salah.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi përgjigja e Tottenham, që barazoi me Son Heung-Min. Kur u mendua që kjo ndeshje po shkonte drejt barazimit, ishte Roberto Firmino që realizoi në minutën e 90’, për fitoren 2-1 të Liverpoolit.

Pas kësaj fitore, Liverpool pozicionohet në vendin e parë me 28 pikë, 3 më shumë se Tottenhami i vendit të dytë.