Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Kushtet e qëndrueshme do të vijojnë edhe për ditët në vijim.

Në këtë mënyrë edhe për ditën e enjte parashikohet që moti të jetë kryesisht i kthjellët por edhe nesër nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë pjesës së parë të ditës dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Era, do të fryjë me drejtim juglindje - verilindje e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2°C deri në 10°C

zoant e ulëta 2°C deri në 17°C

zonat bregdetare 8°C deri në 17°C