Mbyllet burgu i Beratit/ Të infektuar policë, dhjetëra të burgosur në karantinë

Covid-19 ka pushtuar institucionin e vuajtjes së dënimit në Berat, ku përveç policëve e gardianëve virusi ka prekur edhe të burgosurit.

5 policë të regjimit të brendshëm dhe atij të sigurisë dhe 2 të burgosur janë konfirmuar sot "pozitivë" me SarsCov-2.

Infektimi i të burgosurve ka shtuar frikën dhe panikun mes të gjithë të burgosurve dhe stafit të Burgut.

Pas shtimit të infektimeve në këtë institucion,Inspektoriati i Higjenës ka kryer mbrëmjen e sotme dezinfektimin e të gjitha ambjenteve të brendshme dhe qelive të burgut.

Dhjetëra të burgosur janë vendosur në karantinë në qelitë e tyre,deri në pritjen e përgjigjeve të tamponëve të kryer,ndërkohë që mjekët epidemiologë po vijojnë hetimin e rasteve të kontaktit.

Edhe pse infektimet brenda Burgut të Beratit kanë qënë të vazhdueshme gjatë 2-muajve të fundit,rastet kanë qënë qënë të pakta dhe infektimet nuk ishin shtrirë mes të burgosurve,të prekur ka pasur vetëm në radhët e gardianëve dhe punonjësve të administratës.

Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit janë 914 raste aktive,ndërkohë që numrat e të infektuarve ditorë rriten nga dita në ditë.