Lewandowski i artë i jep fitoren Bayernit përballë Wolfsburgut

Pas dy barazimesh, Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesligë.

Bavarezët kanë mposhtur 2-1 Wolfsburgun në ‘Allianz Arena’ në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në elitën e futbollit gjerman.

Miqtë e filluan në mënyrën më të mirë takimin, duke shënuar në minutën e 5’ me anë të Maximilian Philipp. Për fitoren e Bayerit, mendoi i përhershmi Robert Lewandowski i cili realizoi dy gola brenda 5 minutash.

Me këtë fitore, Bayern mbetet në vend të dytë me 27 pikë të grumbulluara, një më pak se kryesuesit e Leverkusenit.