‘Pa vaksinë deri në vitin 2024’/ Reuters: Skema e OBSH mund të dështojë me vendet e varfra

Shpërndarja e vaksinave për COVID-19 në vendet e varfra ka një risk shumë të lartë dështimi sipas skemës globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kjo mund të lërë miliarda njerëz pa qasje në vaksina deri në vitin 2024, potencialisht duke i lënë ata të ekspozuar ndaj virusit, raporton Reuters, duke cituar dokumente të brendshme të OBSH-së.

Në to thuhet se promovuesit e skemës po ankohen se programi ka mungesë fondesh, gjë e cila kufizon blerjen e dozave dhe marrëveshjet kontraktuale. Të gjitha këto ndikojnë ndjeshëm në synimin e programit COVAX, pjesë e të cilit është dhe Shqipëria, për të vaksinuar njerëzit e varfër dhe me të ardhura mesatare në shtete të ndryshme të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka planifikuar shpërndarjen e të paktën 2 miliardë dozave të vaksinave deri në fund të vitit të ardhshëm për të mbuluar 20% të personave që bëjnë pjesë në grupin e riskut në 91 vende, kryesisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Raporti thotë se rreziku i dështimit është shumë i lartë pasi skema është ndërtuar shpejt dhe në një territor të panjohur. Reuters i është drejtuar OBSH-së për një koment, por që nuk ka dashur t’ i referohet këtyre raportime.