Braimllari nga Korça: Të gjithë bashkë për të mposhtur papunësinë dhe arrogancën e Rilindjes

Ish deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me qytetarët e Korçës, ku ka theksuar se të gjithë janë bërë bashkë për të mposhtur papunësinë, arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e Rilindjes.

‘Ne kemi një mision kombëtar të bëjmë Korçën dhe Shqipërinë shtëpinë tonë, shtëpinë e të rinjve si një forcë e jashtëzakonshme transformuese’, ka shkruar Braimllari në Facebook.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:

Sot zhvilluam takime në Korçë, i emocionuar nga entuziazmi i të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që janë bërë të gjithë bashkë për të mposhtur papunësinë, arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e Rilindjes.

Beteja jonë vazhdon për të kthyher shpresën në vënd, për të hapur vënde të reja pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës.

Ne kemi një mision kombëtar të bëjmë Korçën dhe Shqipërinë shtëpinë tonë.

Shtëpinë e të rinjve si një forcë e jashtëzakonshme transformuese.

#Shqipëria_Shtëpia_Juaj????????