Vdekje misterioze, gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në lagjen Tophane në Prishtinë, në rrugën “Mark Isaku”.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se policia ka marrë informacione se rreth orës 18:40 se një person është gjetur i shtrirë në tokë në rrugën”Mark Isaku”, dhe menjëherë njësia policore ka shkuar në vendngjarje, raportojnë mediat në Prishtinë.

Po ashtu është njoftuar edhe urgjenca, por pas kontrollit mjekësor është konfirmuar se personi është pa shenja jete.

Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç.

“Aktualisht ka nisur hetimi për rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci./ BW/