Bundesliga: Schalke 04 pëson një tjetër humbje, mposhtet nga Freiburg

Futbolli është një sport që luhet njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë dhe në fund është Schalke 04 skuadra që humbet. Kjo është thënia që i shkon më përshtat këtij ekipi.

Të fundit në kampionat me vetëm 4 pikë në 12 ndeshje, klubi legjendar i futbollit gjerman ka që nga 17 janari 2020, pa fituar në Bundesliga.

Mbrëmjen e sotme, Schalke 04 u mund nga Freiburg me rezultatin e pastër 0-2, duke e thelluar edhe më shumë krizën që ka përfshirë klubin nga Geselkirchen

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën skuadra e Manuel Baum, pësoi dy gola.

Rolland Sallai ishte autor i të dy golave për skuadrën e Freiburg (50, 68), që me këtë fitore u ngjit në vendin e 10-të me 14 pikë të grumbulluara.