Juventusi ndalet në barazim ndaj Atalantës, Ronaldo gabon nga penalltia

Juventusi është ndalur në barazim përballë Atalantës.

Bardhezinjtë nuk morën më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e zhvilluar në Torino të vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Në minutën e 29’ ishte Federico Chiesa i cili hapi serinë e golave pasi shënoi nga distanca për 1-0.

Gjatë pjesë së dytë në minutën 57’ ishte Remo Freuler ai i cili shënoi për zikaltërit me një goditje të bukur nga distanca.

‘Zonja e Vjetër’ e kishte shansin e artë pë të kaluar në avantazh por në minutën e 51’ Cristiano Ronaldo gaboi nga pika e bardhe e penalltisë. Pierluigi Gollini priti goditjen e portugezit.

Deri në minutat e mbetura rezultati qëndroi i pandryshuar dhe me këtë barazim Juventusi renditet në vendin e 3-të me 24 pikë të grumbulluara.