VIDEO/ Salianji në familjen e të riut që vdiq në komisariat: Ashtu si Klodiani, policia tentoi të manipulojë ngjarjen

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ishte sot në banesën e Enea Ftojit, të riut që humbi jetën në komisaratin e Korçës, në një ngjarje të ndodhur në vitin 2018.

Salianji tha gjatë bisedës me prindërit e të ndjerit, se ashtu si Klodian Rasha, edhe Enea Ftoji vdiq në duart e policisë.

‘Klodian Rasha u vra dhe segmente drejtuese të policisë tentuan ta manipulojnë ngjarjen duke fajësuar viktimën.

Enea Ftoj një i ri korçar vdiq në duart e policisë, sipas dëshmive të familjes dhe fotove, i dhunuar në kokë, fytyrë, me gjymtyrë të thyera. Askush nuk mori pergjegjësi dhe pavarësisht insistimit të familjes vdekja u cilësua natyrale. Për shkak të dhimbjes dhe peshës së padrejtësis? babai i Eneas vdiq disa muaj pas te birit duke kërkuar drejtësi!

Rasti i Klodianit dhe Eneas tregojnë qartë se segmente të caktuara e marrin peng policinë dhe policët e thjeshtë dhe e përdorin policinë për interesa personale të pushtetit rilindas. 

Rastet e represionit dhe dhunës janë të përditshme, qytetarët e dëshmojnë, propoganda e Edi Ramës për të manipuluar ngjarje nuk e fshin dot realitetin e përditshëm.

Kjo është  dëshmia tronditëse e familjarëve për dhunën  çnjerëzore në komisariat që i morën jetën!

Shqipëria  ka nevojë për një qeveri në shërbim të qytetarêve.’