Akuza për protestat/ Meta-Ramës: Kur të ketë manifestim nga unë, do jetë i fundit!

Presidenti Ilir Meta ka folur për një tjetër manifestim pas atij të 2 Marsit, duke deklaruar se ky do jetë i fundit për t’i dhënë fund regjimit të dhunshëm. Teksa u pyet nëse fshihet ai pas organizimit të protestave për vrasjen e Klodian Rashës, Meta u shpreh se nuk merret me inskenime dhe maskarada ndërsa u solidarizua me gazetarët për shoqërimet në protestat e ditëve të fundit.

“Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë që nuk kanë në krye të shtetit një president tinëzar dhe as palaço por një president që kur e thotë një fjalë e thotë deri në fund. Ka bërë një manifestim aty me Mimoza. I ka bërë vetëm një thirrje popullit dhe populli ka qenë aty. Nuk merret me inskenime dhe maskarada. Ndaj gjej rastin të përshëndes institucionet ndërkombëtare të mediave që dënojnë dhunën ndaj jush, ndaj gazetarëve dhe i bëj thirrje qeverisë të heqë dorë nga dhuna ndaj mediave. Sot është kërkuar reflektim urgjent në këtë drejtim.

Solidarizohem me Unicefin që shprehin shqetësim për dhunën ndaj të miturve. Të jeni të sigurt se nëse do ketë edhe një manifestim tjetër nga presidenti, do të ketë edhe një dhe vetëm një publik kundër dhunës për t’i dhënë fund regjimit të dhunshëm ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka dashur të hy në këtë çështje për shkak se kam pasur vëmendjen te çështja e buxhetit për t’i dhënë mundësisë maxhorancës të reflektojë buxhetin për të përballuar pandeminë”, tha Meta