VIDEO/ Kur Çuçi hyri në garën e lëpirjes: Nuk ka tokësor përveç Ramës...

Duket se janë çmendur të gjithë. Edhe  Bledi Çuçi, disa jave me pare u fut në garën për të krehur dhe lëpirë megalomaninë e Edi Ramës, pa pikë respekti për veten dhe logjikë minimale.

Së fundmi ai ka qenë në Livadhja, fshat i Bashkisë Finiq, ku pasi është ulur “gju më gju me popullin”, ka dëgjuar problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj zone.

Të përzgjedhurit për tavolinën e Çuçit kanë kërkuar zgjidhjen sa më shpejtë të  Certifikatave të Pronësisë, si dhe sistemin e vaditjes së tokave. Të dyja këto premtime kryesore të Rilindjes, që 8 vite më parë.

Por Çuçi pasi ka akuzuar qeveritë paraardhëse për katrahurën me pronat ka lëshuar një batutë-lëpirje ndaj Edi Ramës, e cila mund të quhet pa frikë e denjë vetëm për Elisa Spiropalin.

“Katrahurën që është bërë me pronësinë në këtë vend nuk ka tokësor që ta zgjidhi, përveç Edi Ramës, ai e ka marrë përsipër, por duhet të kuptoni se kjo punë ka shumë halle…”, deklaroi Çuçi.