Pjesë e grupit të Habilajve, Apeli lë në burg Armand Koçerrin

Gjykata Apelit ka lënë në fuqi dënimin për Armand Koçerrin, i akuzuar për trafikim në kuadër të grupit strukturuar kriminal. Koçerri është anëtar i vetëm e vetëmi  grupit “Habilaj” që ndodhet në Shqipëri.

Në qershor të këtij viti gjykata dënoi atë me 15 vite heqje lirie, aq sa kishte kerkuar edhe ish prokuroria e Krimeve te Rënda. Por  për shkak se procesi u zhvillua me pocedurë të shkurtuar, Koçerrit iu ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht për të u vendos 10 vite burg.

Pas ankimimit edhe Apeli ka lënë sit në fuqi vendimin e dënimit me 10 vite burg.

Koçerri u deklarua fajtor për disa vepra penale “Pjesemarrje në grup të strukturuar kriminal”,”Trafikim i lëndës narkotike” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Mbajtjes pa leje të municioneve”.