Historike/ Një pilot shqiptar do garojë në Formula 2

Lirim Zendeli ka kryer një hap gjigant përpara dhe nga sezoni i ri do të garojë në Formulën 2.

Një lajm i madh për të gjithë të pasionuarit e sportit, pasi 21-vjeçari shkupjan ka nënshkruar marrëveshjen me skuderinë MP Motorsport dhe që tani e ka shkruar një pjesë të historisë, sepse asnjëherë një shqiptar nuk ka qenë pjesë e një niveli kaq të lartë në sportet e shpejtësisë.

“Iron Man” e testoi njëvendëshen e tij në Abu Dabi dhe pasi regjistroi kohën e 6-të më të mirë, u mbyll edhe akordi për të bashkëpunuar në sezonin e ri.

Një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë arritje ka pa diskutim sponsori i tij dhe një nga përkrahësit më të mëdhenj, Sali Ajdini.

Në sezonin e fundit në Fromula 3, Zendeli arriti të siguronte një fitore spektakolare në SPA, teksa 36 herë të tjera e mbylli në podium, duke koleksionuar edhe 2 “pole position”.

Edicioni do të nisë në vitin 2021 dhe tashmë “njeriu i hekurt”, piloti që duket sikur ka sensorë në trup për mënyrën se si i ndjen kthesat, është gjithmonë e më pranë ëndrrës së madhe, Formulës 1.