Është e sigurt! Presidenti i Indonezisë do ta bëjë i pari vaksinën në vendin e tij

Presidenti indonezian Joko Widodo tha të mërkurën se ai do të ishte personi i parë në vend që do të vaksinohet për Covid-19 ndërsa shpalli një fushatë që premton vaksinime falas për të gjithë, në vendin e katërt më të populluar në botë.

Njoftimi i Widodo vjen në një kohë kur Indonezia po lufton me dezinformimin mbi virusin në mënyrë që të shmangë një valë të re infeksionesh, me rreth 630,000 të regjistruar deri të mërkurën dhe më shumë se 19,000 vdekje.

"Vaksina Covid-19 për të gjithë qytetarët do të jetë falas," tha Widodo në një video në llogarinë e tij në Twitter.

Qeveria fillimisht tha se vetëm punëtorëve shëndetësorë, të moshuarve dhe personelit tjetër kryesor do t'u jepet vaksina falas.

Widodo nuk tha kur do ta bënte vaksinën ose kur do të fillonte programi kombëtar i saj. Por tha se ai ishte i lumtur që ishte i pari që shpohej për të treguar se ajo ishte e sigurt. "Nuk ka asnjë arsye që njerëzit nuk duhet të mos e bëjnë vaksinën apo të dyshojnë në sigurinë e saj," shtoi ai.

Indonezia ka nënshkruar marrëveshje për më shumë se 350 milionë doza vaksinash nga kompani të ndryshme farmaceutike ndërkombëtare - përfshirë firmën britanike-suedeze AstraZeneca dhe furnizuesin kinez Sinovac.

Marrëveshjet aktuale të vaksinave nuk sigurojnë doza të mjaftueshme për dy  shpime të kërkuara për person që do të mbulonin të gjithë popullsinë 270 milionëshe të Indonezisë.

Ky vend mori pjesën e parë me 1,2 milionë doza Sinovac këtë muaj dhe 1,8 milionë të tjera do të mbërrijnë në janar.