Këlliçi: Kulmi! Këta arrestojnë edhe të paralizuarit

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me ndalimin e një të riu të paralizuar nga policia, për shkak të protestave.

‘Një protestues me aftësi të kufizuar trajtohet si prishës i rendit publik. Ç'janë këta shpirtzinj kështu? Shqiptarë a ç'dreqin janë?!’, pyet Këlliçi në një status të tij në Facebook.

Reagimi i plotë i kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi:

Kulmi! I riu i paralizuar ndalohet nga policia!

Një protestues me aftësi të kufizuar trajtohet si prishës i rendit publik. Ç'janë këta shpirtzinj kështu? Shqiptarë a ç'dreqin janë?!

Ardi Veliu dorëhiqu menjëherë! Nuk ke asnjë kualifikim për të qenë drejtor i përgjithshëm.

Katapultimi yt i sponsorizuar nga politika e turpëron sistemin e meritës në Policinë e Shtetit. Ka oficerë karriere që meritojnë shumëfish të jenë në krye. Ti nuk i shërben Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Je një shkop gome në duart e politikës. Asgjë më shumë!