Të masakruar dhe në valixhe, flet vajza e çiftit Pasho: Shpresoj të mos jenë ata, por ...

Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho ka folur për herë të parë për mediat italiane pasi dyshohet se trupat e tyre janë gjetur të gjymtuar në tre valixhe në Itali.

Vajza e cila jeton në Castelfiorentino shpreson që trupat mos jenë të prindërve të saj.

Gjithsesi ajo thekson se ende nuk dihet nëse janë trupat e prindërve të saj në ato valixhe dhe po pret testet e ADN-së për secilin trup.

Çifti Pasho ka humbur që në vitin 2015, dhe tashmë pas 5 vitesh dyshohet se jo vetëm janë vrarë, por edhe janë gjymtuar në makabritet duke u futur brenda 3 valixhesh dhe hedhur pranë burgut të Solliçianos.