Lufta me koronavirusin/ Ja sa njerëz janë vaksinuar deri tani në Britani

Ka një javë që Britania ka dhënë dritën jeshile për përdorimin në masë të vaksinës se prodhuar nga një bashkëpunim gjermano – amerikan.

Rreth 140.000 persona në Britaninë e Madhe e kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit gjatë javës së parë të vaksinimit. Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë i angazhuar për shpërndarjen e vaksinës.

“Një fillim vërtet i mirë për programin e vaksinimit. Janë bërë shtatë ditë dhe ne kemi bërë: 108.000 vaksinime në Angli, 7.897 vaksinime në Uells, 4.000 në Irlandën Veriore, 18.000 në Skoci, gjithsej 137.897”, shkroi në Tëitter Ministri Nadhim Zahaëi.

“Kjo shifër do të rritet pasi ne kemi operacionalizuar qindra rrjete të kujdesit parësor shëndetësor”, shtoi ai.

Ndryshe, Britania e Madhe javën e kaluar u bë shteti i parë në Evropë që e miratoi vaksinën e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” dhe e filloi vaksinimin e masës së gjerë.

Kjo vaksinë tashmë është miratuar për përdorim edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, ndërsa vaksinimi ka filluar në ShBA.

Pritet që edhe Bashkimi Evropian së shpejti ta japë dritën e gjelbër për përdorimin e kësaj vaksine. Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka paralajmëruar se më 21 dhjetor do ta publikojë vlerësimin e saj për vaksinën që është miratuar në Britani, duke e lënë të hapur mundësinë që vaksinimi të fillojë këtë vi