Christopher Walken flet për teknologjinë: Nuk kam pasur kurrë telefon as kompjuter

Aktori i njohur Christopher Walken, i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit, teksa u shfaq në një intervistë në Zoom.

"Dikush erdhi për ta vendosur këtë sepse unë kurrë nuk kam pasur një celular ose një kompjuter”, tha Christopher në 'Late Show'.

Prezantuesi nuk vonoi shumë dhe e pyeti nëse ai kishte ndonjë arsye morale për të cilën kishte vendosur ta shmangte teknologjinë.

“Jo, jo”, u përgjigj 77-vjeçari. “E arrita shumë vonë. Kurrë nuk u përfshiva në të, sepse do të ishte e çuditshme që ndonjë 10-vjeçar të ishte shumë më i mirë në të sesa unë.”

Madje, ai shtoi se nuk ka dërguar asnjëherë emaile, mesazhe dhe nuk ka përdorur kurrë Twitter.