Sara Hoxha dhe vogëlushja kthehen në shtëpi, një copëz nga festa e mirëseardhjes

Vetëm dy ditë më parë, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë.

Familja Vula u shtua me një vajzë edhe pse portretin dhe emrin e vogëlushes akoma nuk e ka zbuluar për publikun.

Me sa duket, vogëlushja ka lënë spitalin dhe shkuar për herë në shtëpi, pasi babai i Ledrit, Agroni, ndau disa copëza nga festa e mirëseardhjes së voglëlushes në shtëpi.

 Agroni ka postuar një tortë ku shkruhet "Mirë se erdhe", zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil rozë.