Hungaria ndalon birësimet nga çiftet homoseksuale

Deputetët hungarezë miratuan një ligj të martën duke thënë se vetëm çiftet e martuara normalisht mund të birësojnë fëmijë, ndërsa beqarët mund ta bëjnë këtë vetëm me leje të veçantë nga Ministri i 'çështjeve të familjes' të vendit.

Hungaria nuk lejon martesa të të njëjtit seks.

Goditja e saj ndaj të drejtave të homoseksualëve,  vjen pavarësisht nga një skandal i fundit në Bruksel, kur një deputet i partisë hungareze në qeverisje u arrestuar në festë homoseksualësh, sepse shkeli  rregullat anti-virus.