Bie Spotify, platforma më e madhe e muzikës në të gjithë globin

Spotify , një nga platformat më të mëdha të muzikës në të gjithë globin, ka rënë nga sistemi.

Sipas The Independent, ishin përdoruesit ata që janë ankuar të parët, të cilët u shprehën se nuk mund të dëgjojnë muzikë.

Problemet u raportuan në të gjithë Evropën, sipas ndjekjes së faqes në internet Down Detector, megjithëse ndërprerja mund të jetë globale.