Hajdutë portofolësh në autobuza, prangosen dy të rinjtë ne Tiranë

Policia ka arritur të arrestojë dy persona, të cilët dyshohen se vidhnin portofola në autobuzët e Tiranës.

Sipas informacioneve, në pranga kanë rënë E.B., 38 vjeç dhe P.M., 31 vjeç, të dy të dënuar më parë për akuzën “Vjedhja”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në Rrugën e Elbasanit, i ka vjedhur portofolin shtetasit D. A., në autobusin e transportit urban. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. M., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Kastriotët”, në autobus, i ka vjedhur portofolin shtetasit I. M.”, njofton policia.

Sakaq materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.