Vrasja në Mirditë, Keli eci 40 metra pasi u qëllua për të…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e djeshme e nipit të fisit Gjini, Anton Kelit në Rrëshen.

Mësohet se Anton Keli jetonte jashtë shtetit me bashkëshorten dhe fëmijët, dhe kishte ardhur në prag festash tek e ëma.

Ai u ekzekutua mbrëmjën e kaluar sapo zbriti nga makina, teksa eci për 40 metra në këmbë për të kërkuar ndihmë në një biznes afër.

51-vjeçari u transportua në spital, por nuk shpëtoi dot.

Sipas burimeve nga policia, edhe pse nuk ka ende asnjë të arrestuar, pista kryesore mbetet hakmarrja pasi Anton Keli është nip i fisit Gjini që është në hasmëri në Mirditë me fisin Reçi.