Zihen shtretërit spitalorë në Shën Petersburg, ndërkohë që vaksina shpërndahet në të gjithë Rusinë

Moskë – Në Shën Petersburg po shteren ngadalë në mënyrë të rrezikshme shtretërit spitalorë për pacientët me COVID-19, thanë autoritetet e qytetit, ndërsa dërgesat e vaksinës Sputnik V të Rusisë filluan të mërkurën në të gjithë vendin.

Grupi Biotech Biocad, i licencuar për të prodhuar Sputnik V, tha se po furnizonte ë gjithë vendin për të ndihmuar në përmbushjen e një plani të madh të vaksinimit.

Në komentet për televizionin lokal të martën vonë, Zv.guvernatori i Shën Petersburgut, Oleg Ergashev tha se vetëm 4% e shtretërve të caktuar për pacientët e infektuar me koronavirus kishin mbetur të lirë.

Rusia ka raportuar rreth 2,7 milionë infeksione me COVID dhe gati 48,000 vdekje.