Ursula von der Leyen: Vendet e BE do të fillojnë vaksinimin në të njejtën ditë

‘' Të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të fillojnë vaksinimin e COVID-19 në të njejtën ditë’ është shprehur Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duke folur në seancën plenare së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Michael Roth, minstri gjerman i Çështjeve Evropiane dhe përfaqësuesi i Presidencës së këshillit të BE-së.

Për më tepër ajo shprehu besimin se brenda një jave do të miratohet dhe vaksina e parë kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian duke shtuar se Komisioni Evropian ka arritur të sigurojë dozat e vaksinave për çdo qytetar evropian.

Sidoqoftë,  ajo theksoi që në mënyrë që vaksina të jetë efektive, 70% e qytetarëve duhet të vaksinohen, që do të thotë se rreziqet do të qëndrojnë për një kohë të gjatë.