E refuzoi bashkëpunimin me Fifin, Capital T tregon arsyen

E ftuar në emisionin NIN, disa ditë më parë, Fifi tregoi se dy këngëtarë e kanë refuzuar atë për një bashkëpunim së bashku.

Bëhet fjalë për këngëtarin Capital T dhe Ledri Vula.

Mirëpo së fundmi, Capital T zhvilloi një intervistë të shkurtër me ndjekësit në Instastory, ku një nga ndjekësit e pyeti se përse ai e kishte refuzuar një bashkëpunim me këngëtaren Fifi.

‘Se nuk më është përshtatur koha për shkak të albumit, dhe këngëa nuk ishte e duhura, Fifi bën këngë shumë më të mira se ajo që më ka propozuar për bashkëpunim. Gjithsesi, si këngëtare më pëlqen shuam’, u përgjigj Capital T.