Ndryshon akuza/ Klodian Rasha u qëllua me qitje lart, ja sa vite burg rrezikon polici ekzekutor

Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmë në emisionin “Opinion” se gjendja penale e policit Nevaldo Hajdaraj rëndohet nga fakti që lartësia e të shtënës është më lart, nga sa lejohet në procedurat standard të policisë.

Ajo që sipas Hoxhës është e pashpjegueshme, lidhet me plagët në kokë dhe fytyrë.

“Është ekspertiza që duhet të shpjegojë se nga kanë ardhur plagët që ka pasur pas koke dhe në pjesën e fytyrës. Me këto të dhëna që janë aty nuk rezulton që ka një konflikt fizik. Duke mos patur konflikt fizik, polici ka shkelur procedurën standard në këtë rast. Goditja pas shpine nuk e justifikon asgjë. Plus që aty nuk figuron as armë, asgjë”, tha gazetari.

Hoxha shtoi se prokuroria e ka çuar akuzën nga neni 83, që parashikonte 1-7 vite burg, në nenin 76 që parashikon nga 10-20 vite burg. Ai tha ndër të tjera se kjo është rrethanë rënduese për efektivin.

“Sot ai ka kaluar tek neni 76, vrasje me dashje, që shkon nga 10-20 vjet burg. Unë mendoja që këtë gjë prokurori do e bënte në proces. Fakti që klasifikimi ka ndryshuar është rrethanë rënduese për veprimin e policit, që tregon se ngjarja nuk ka ndodhur në përplasje, por ka ndodhur me dashje. Të dy të shtënat janë mbi lartësinë që është procedura standard e policit. Polici e ka shkelur procedurën. E shtëna në atë lartësi nuk ka efekt tjetër. Polici është koshient ku shkon ajo predhë. Policët e patrullës, një nga gjërat e para që mësojnë, është qëllimi i armës dhe ku duhet të qëllojnë. E shtëna është në lartësinë vdekjeprurëse”, tha gazetari Artan Hoxha.