‘Testi i shkallëve’: Për sa kohë i ngjisni katër kate?

 Ata që i ngjesin katër kate për më pak se një minutë, sipas shkenctarëve spanjoll kanë një zemër të fortë.

Nëse ngjitja zgjat më shumë se 1.5 minuta atëherë është mirë të vizitoni një kardiolog.

Kjo ‘provë shkalle’ e thjeshtë për shëndetin kardiovaskular u prezantua nga studiuesit të udhëhequr nga kardiologu Jesurress Peteiro i spitalit Universitar Coruna A, në një konferncë online të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë.

‘Shkallët janë një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar shëndetin e zemrës suaj. Nëse ju duhet më shumë se një minutë e gjysëm për të ngjitur katër kate, shëndeti i juaj nuk është i mirë dhe do të ishte një ide e mirë të konsultoheni me një mjek’ tha Dr.Peteiro.

Metoda u testua në 165 persona me simptoma të dyshuara të sëmundjes koronare të zemrës ( dhimbje gjoksi, marrje fryme gjatë ushtrimeve etj).

Pjesmarrësit fillimisht bënë një test lodhje dhe më pas, pas një pushimi të shkurtër, u kërkuan të ngjisnin 60 shkallë me një ritëm të shpejtë pa ndaluar.

Ata që ngjitën shkallët në 40 deri në 45 sekonda kishin funksion më të mirë kardiometabolik. 

Ata që bënë më shumë se një minuta e gjysmë kishin një normë vdekshmërie prej 2% në 4% në vit ose 30% gjatë një dekade. 

Nga këto të fundit, pothuajse gjashtë në dhjetë (58%) kishin keqfunksionim të zemrës në testin e lodhjes, krahasuar me 32% midis atyre që ngjitën shkallët në më pak se një minutë.