Dy ton kokainë/ Kapet edhe ‘babagjyshi’ mes shqiptarëve

Policia e Hamburgut në Gjermani kreu një operacion gjigant për të goditur një bandë, e cila merrej me trafikun e kokainës.

Sipas gazetës BILD, janë arrestuar të paktën 20 persona. Ata dyshohet se kanë trafikuar rreth 2 ton kokainë në Gjermani.

Mes të arrestuarve ka gjermanë, serbë, turq e shqiptarë. Droga vinte nga Amerika e Jugut, zakonisht ajo futej mes bananeve.

Gjatë këtij operacioni gjigant u sekuestruan 125 mijë euro në cash, dhjetë armë zjarri, një BMW X6, etj.

Por mes të arrestuarve gjatë këtij operacioniishte edhe një person, i cili ishte me veshjen e ‘babagjyshit’. Policia mendon se ai ishte thjesht shpërndarës.