Aleati kryesor i Trump thyen heshtjen dhe uron Joe Biden si President

Një anëtar i lartë i Partisë Republikane të Presidentit të SHBA, Donald Trump, lideri i shumicës së Senatit, Mitch McConnell, e ka uruar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluar.

Senatori McConnell foli pasi  Kolegji Zgjedhor e konfirmoi zyrtarisht fitoren e z. Biden mbi z. Trump.

Demokrati fitoi 306 vota të Kolegjit Elektoral kundrejt 232 të Z. Trump.

Presidenti Trump ende refuzon të pranojë fitoren e tij, duke bërë pretendime të pabazuara për mashtrim të përhapur.

Marrëdhëniet me Senatin, të kontrolluara aktualisht nga republikanët, do të jenë thelbësore për presidencën e z. Biden.

Ai vizitoi Atlanta, Georgia, për të bërë fushatë për demokratët në zgjedhjet e balotazhit të Senatit që janë muajin tjetër. Dy vende do të caktohen në 5 janar dhe mund të përcaktojnë nëse partia e tij merr apo jo kontrollin e Dhomës. Demokratët tashmë kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas konfirmimit të së hënës për fitoren e z. Biden, tre udhëheqës botërorë refuzimi i të cilëve për të përgëzuar presidentin e zgjedhur ishte komentuar gjerësisht, e bënë atë të martën: Vladimir Putin i Rusisë, Jair Bolsonaro i Brazilit dhe Andres Manuel Lopez Obrador I Meksikës.

Si i theu radhët, McConnell?

Duke folur në sallën e Senatit, z. McConnell tha se ai kishte shpresuar për një "rezultat tjetër" nga zgjedhjet e 3 nëntorit, por Kolegji Elektoral kishte folur. "Kështu që sot dua të përgëzoj Presidentin e zgjedhur Joe Biden," tha ai.

Duke uruar gjithashtu kandidaten për Zv.presidente të z. Biden, Kamala Harris, ai shtoi: "Të gjithë amerikanët mund të krenohen që kombi ynë ka një Zv.Presidente të zgjedhur për herë të parë."

Z. Biden tha më vonë se ai e kishte telefonuar z. McConnell për ta falënderuar atë për urimet dhe të dy kishin rënë dakord të "bashkoheshin më shpejt, sesa më vonë".

Në një intervistë për ABC Neës, zonja Harris tha se i mirëpriti komentet e z. McConnell. "Do të kishte qenë më mirë nëse do të ishte më herët, por ndodhi dhe kjo është ajo që është më e rëndësishmja. Le të ecim përpara. Dhe atje ku mund të gjejmë qëllimin e përbashkët dhe bazat e përbashkëta, le ta bëjmë atë."

Udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer e nxiti z. Trump të "përfundojë mandatin e tij me pak hir dhe dinjitet".

"Për hir të demokracisë sonë, për hir të tranzicionit paqësor të pushtetit, ai duhet të ndalojë triket, të ndalojë keqinterpretimet dhe të pranojë që Joe Biden do të jetë presidenti ynë i ardhshëm," tha ai.

 

Por Presidenti Trump nuk duket se po e ndryshon qëndrimin e tij. Në Tëitter duke postuar të martën, ai tha pa ofruar dëshmi se se "prova të jashtëzakonshme" të mashtrimit të votuesve po "derdheshin".

Kur u pyet nëse z. Trump e njohu z. Biden si President të zgjedhur, Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany thjesht tha se Presidenti ishte ende i përfshirë në procese gjyqësore në vazhdim në lidhje me zgjedhjet.