Parashikimi/ Ja si do të jetë parashikimi i motit ditën e mërkurë

Përshëndetje nga SH.M.U!

Dita e sotme ashtu sikundër u parashikua do të përfundojë e kthjellët. Ditën e mërkurë sërisht vendi parashikohet të ketë mot të qendrueshëm. Të pranishme do të bëhen vranësirat e larta shtresore. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave do të ketë prani të mjegullës.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1°C deri në 11°C

zoant e ulëta 4°C deri në 20°C

zonat bregdetare 8°C deri në 20°C

Ju urojmë të kaloni një ditë të mbarë!