Premier League/ Man City ndalet në barazim ndaj West Brom

Manchester City është befasuar nga West Brom.

Skuadra e Pep Guardiolës u ndal në barazim 1-1 në sfidën e zhvilluar në “Etihad Stadium” e vlefshme për javën e 13-të në Premier League. Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan në minutën e 30’ kaloi “qytetarët” në avantazh të lehtë 1-0. Për golin e barazimit mendoi Ruben Dias i cili shënoi autogol në minutën e 43’.

Pas këtij barazimi, Manchester City mbetet në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa WBA në vendin e 19-të me 7 pikë.