Dortmundi rikthehet tek fitorja, mposht Werder Bremen në Bundesligë

Borussia Dortmundi ka fituar 2-1 në transfertë ndaj Werder Bremen në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Bundesliga.

Fillimisht ishin verdhezinjtë që në minutën e 12’ realizojnë me anë të Raphael Guerreiro, ndërsa për të barazuar rezultatin mendoi Kevin Mohwald (29’).

Goli i avantazhit për Dortmundin vjen gjatë pjesës së dytë respektivisht në minutën e 78’ nga Marco Reus. Gjermani fillimisht gaboi nga pika e bardhë e penalltisë pasi portieri grushton topin i cili përplaset në shtyllë dhe kthehet sërish në këmbët e Reus. 31-vjeçari me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë për të dërguar topin në rrjetë.

Pas kësaj fitore, Dortmundi pozicionohet në vendin e katërt me 22 pikë të grumbulluara.