‘Jetojmë në preambulë diktature’/ Avokati njohur: Mund të krijohet dhunë në zgjedhjet e ardhshme

Juristi Sokol Hazizaj u shpreh se në mungesë të gjykatave në vend, po humb sensi i shoqërisë demokratike në vendin tonë.

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço, Haziraj ka theksuar se kjo situatë mund të krijojë dhunë të menjëhershme në zgjedhjet e ardhshme.

‘Në këtë prevalim të dhunës mbi të drejtën nga policia mbi gazetarëve dhe sidomos mbi minorenë, tregojnë frymën e atij policit. Ne jetojmë në preambulë diktatura dhe dhune.

Qytetarët duhet të kuptojnë se mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe të lartë dhe mos funksionimi i sistemit gjyqësor është humbja e sensit të të qenit një shoqëri jo demokratike. Kjo situatë mund të krijojë dhunë të menjëhershme në zgjedhjet e ardhshme’, tha avokati.