FOTO/ Fejohet ylli i ‘Fifty Shades of Grey’?

Aktorja, Dakota Johnson është parë me një unazë në gisht, ndërsa të gjithë mendojnë se është fejuar me të dashurin Chris Martin pas gati tre vitesh së bashku.

Ylli i “Fifty Shades of Grey” u fotografua me një unazë smeraldi në gisht ndërsa bënte pazat në West Hollywood në fillim të këtij muaji.

Page Six ka publikuar disa foto, ku shihet aktorja duke folur në telefon, sytë shkuan menjëherë te unaza në dorën e saj të majtë. 31-vjeçarja dhe këngëtari i Coldplay, nisën të dilnin së bashku në vitin 2018, dhe e kanë mbajtur lidhjen kryesisht private.

Chris ka qenë i martuar me Gwyneth Paltrow, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë.